MBI 43 MILIONË EURO/ Ky është buxheti që do të planifikojë Gjilanin në tre vitet e ardhshme

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, ka bërë publike Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027–2029, në një dëgjim publik që është mbajtur sot në Gjilan.

Sipas shifrave të fundit, buxheti i komunës do të shënojë rritje progresive vit pas viti. Nga 41.9 milionë euro sa është në vitin 2026, parashihet të rriten në 43.6 milionë euro në vitin 2027, për të arritur në 44.9 milionë euro në vitin 2028 dhe deri në 47.3 milionë euro në vitin 2029.

Gjatë dëgjimit publik, u bën të dëshmueshme edhe shifrat kryesore që pasqyrojnë shtrirjen e sipërfaqeve në terren: Gjilani numëron 82,980 banorë, 19,871 ekonomi familjare, 42 fshatra, 6,933 biznese aktive dhe 15,199 nxënës në arsimin parauniversitar.

Vizioni i shpalosur nga drejtoria kërkon katër prioritete strategjike: avancimin e shëndetësisë së komunës së mirëqenies, përmirësimin e jetës dhe mjedisit, si dhe një qeverisje moderne e digjitale.

Ndërkaq, burimet kryesore të financimit do të mbeten granti i përgjithshëm, grantet për arsimin e shëndetësisë, si dhe të hyrat vetanake.

Në kuadër të investimeve kapitale prioritare, Kastrati rreshtoi projektet në zbatimin rrugor, ujësjellësit e kanalizimet, objektet e arsimit të shëndetësisë, palestrat sportive, projektet mjedisore, ndriçimin publik dhe digjitalizimi në kuadër të programit Smart City.

“Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 është plani zhvillimor i Komunës së Gjilanit për vitet e ardhshme. Qëllimi ynë është që çdo euro e buxhetit të shndërrohet në investim konkret për qytetarët dhe zhvillimin e komunës.”, ka thënë Kastrati në mesazhin e tij.

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët