Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit Granit Jashari. Me këtë lëvizje, “kuqebardhët” synojnë të forcojnë radhët e tyre dhe të rrisin konkurrencën për sezonin e ri futbollistik.
Klubi ka bërë të ditur se marrëveshja me Jasharin është arritur me synimin për të ndihmuar skuadrën në realizimin e objektivave të përcaktuara.
Drejtuesit e klubit janë shprehur optimistë se cilësitë, përkushtimi dhe profesionalizmi i futbollistit do të jenë vlerë e shtuar për ekipin.
Përmes një njoftimi për media, Sport Club Gjilani i ka uruar mirëseardhje Granit Jasharit, duke i dëshiruar shëndet dhe sa më shumë suksese me fanellën “kuqebardhë”.
