Drejtoresha për Pronë dhe Kadastër në Komunën e Gjilanit, Eljesa Rashiti, e shoqëruar nga udhëheqësja e sektorit të kadastrit, Valbona Bajrami, ka zhvilluar një takim pune me noterët që veprojnë në këtë komunë.
Gjatë këtij takimi është zhvilluar një bashkëbisedim i hapur dhe konstruktiv lidhur me çështjet që ndërlidhen me punën e përditshme administrative dhe shërbimet kadastrale.
Fokus i veçantë i diskutimit ishte funksionimi i sistemit online, sfidat me të cilat përballen noterët në praktikë, si dhe mundësitë reale për përmirësimin e mëtejmë të komunikimit dhe proceseve të punës ndërmjet institucioneve.
Drejtoresha Rashiti ka falënderuar noterët për pjesëmarrjen, angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë dhe komunikimi i rregullt janë kyç për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe efikase për qytetarët e Gjilanit.
