SHËNDETËSI/Doktoresha nga Gjilani, Venera Shkodra, merr pjesë në Kongresin Evropian të Tiroides në Portugali

Doktoresha nga Gjilani, Venera Shkodra, po merr pjesë në Kongresin e 47-të të Shoqatës Evropiane të Tiroides (European Thyroid Association – ETA), i cili po mbahet në Porto të Portugalisë.

​Ky kongres konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme shkencore dhe profesionale në nivel evropian për fushën e endokrinologjisë dhe çregullimeve të tiroides.

​Pjesëmarrja në këtë ngjarje madhore i mundëson mjekëve shkëmbimin e përvojave me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe njohjen me arritjet më të fundit shkencore, duke ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Shpërndaj me të tjerët