SHOQËRI/Nderohen për kontributin dy veterani të arsimit në Gjilan

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, priti në një takim të veçantë dy figura të njohura të arsimit lokal me rastin e pensionimit të tyre.

​Në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe punën shumëvjeçare, u nderuan Fatmir Selimi, zëvendësdrejtor i SHFMU “Selami Hallaçi”, si dhe akup Neziri, profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike “Marin Barleti”.

​Drejtori Rexhepi i falënderoi të pranishmit për profesionalizmin dhe kontributin e paçmueshëm në edukimin e brezave, duke nëvizuar se gjurma e tyre do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së arsimit në komunitetin e Gjilanit./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët