LOKALE/Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë në Gjilan

​Sot, më 15 shtator 2026, në Gjilan janë zhvilluar Garat Rajonale të Ndihmës së Parë, ku morën pjesë ekipet nga Gjilani, Artana (Novobërda) dhe Vitia.

Pas një gare sfiduese, ekipi nga Artana korri sukses duke zënë vendin e parë dhe duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar rajonin e Anamoravës në Garat Republikane të Ndihmës së Parë.

​Komisioni vlerësues për këto gara regjionale përbëhej nga Dr. Esma Mustafa, Kryetare e degës së Kryqit të Kuq në Gjilan, Lulzim Mustafa, Instruktor i ndihmës së parë (dega Novobërdë), Zaim Avdili, Instruktor i ndihmës së parë (dega Viti), si dhe Anila Mustafa, Instruktore e ndihmës së parë (dega Gjilan).

​Kjo arritje është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhur të të rinjve garues, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga instruktorët dhe komisioni vlerësues, të cilëve u urohet sukses i mëtejshëm në nivel republikan

./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët