SHEMBULL HUMANITETI/Radiologu gjilanas Dr. Muharrem Sadiki dhuron gjak vullnetarisht

Mjekët janë çdo ditë në linjën e parë të përballjes me sfidat shëndetësore, mirëpo aktet e tyre personale jashtë detyrës zyrtare shpesh japin mesazhin më të fuqishëm për shoqërinë.

I tillë është rasti i radiologut të njohur nga Gjilani, Dr. Muharrem Sadiki, i cili punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

​I vetëdijshëm për rëndësinë jetike që ka gjaku për pacientët në nevojë, Dr. Sadiki ka ndërmarrë një hap vullnetar duke dhuruar gjak, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në shpëtimin e jetëve.

​Përmes një mesazhi falënderues, Transfuzioni i Gjakut në Prishtinë ka shprehur mirënjohjen për aktin e doktorit:

​”Faleminderit Dr. Muharrem Sadiki për humanizmin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e përhershme për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë!”

/ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët