Në kuadër të promovimit të njohurive jetike për reagim në situata emergjente, Qendrat e Kujdesit Ditor – PEMA në Ferizaj dhe Gjilan, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, kanë organizuar sesione informuese dhe edukative për prindërit e fëmijëve që marrin shërbime në këto qendra.
Fokusi kryesor i këtyre sesioneve ishte përvetësimi i aftësive bazë të ndihmës së parë, parimet e veprimit të shpejtë, të qetë dhe të përshtatshëm deri në mbërritjen e ndihmës profesionale mjekësore.
Përmes këtyre aktiviteteve praktike, organizata PEMA synon të rrisë ndërgjegjësimin e prindërve dhe gatishmërinë e tyre për të reaguar drejt e pa panik në çdo rast urgjence.
/ dita24h /
