KOMBËTARE/Gjilani merr frymë me çlirimtarët

Që nga mbrëmja e djeshme, qyteti i Gjilanit ka veshur petkun e krenarisë dhe pritjes. Rrugët e sheshet mbajnë peshën e një ngjarjeje që tejkalon të sotmen, duke u kthyer në një tjetër faqe të hapur të historisë sonë të mundimshme.

​Arlind Vokshi, një nga organizatorët e këtij tubimi, përmes një mesazhi plot emocion e vendosmëri, njoftoi se gjithçka është gati për ditën e nesërme.

Nën moton “Mirë se vini, çlirimtarë!”, qytetarët do të mblidhen nesër në orën 09:00, para Teatrit të Qytetit në Gjilan, për të ndjekur së bashku e drejtpërdrejt në ekranin e madh zhvillimet nga Haga.

Kjo ditë nuk do të jetë thjesht një transmetim televiziv, por një ngjarje për historinë dhe një zë i fuqishëm për lirinë.

​Në atë shesh, Gjilani do të bëhet një zë i vetëm për të dëshmuar lidhjen e pashkëputur me ata që dhanë çdo gjë për këtë tokë, duke treguar se me çlirimtarët udhëton jo vetëm e shkuara, por edhe e ardhmja e këtij populli.

Shpërndaj me të tjerët