RAJONALE/Kryetari i Kamenicës, Rahimaj pret në takim donatorët nga Austria

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Arsimit Selami Klaiqi, kanë pritur në takim donatorë nga Austria si Hermann Hochreiter, Martha Reiter dhe Naser Shkodra me të cilët kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme që ata kanë dhënë për institucionet e Komunës së Kamenicës.

Gjatë takimit u diskutua për donacionet e realizuara deri tani në fushën e arsimit të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe institucionet arsimore.

Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për shkollat e Kamenicës si dhe për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Kryetari Kadri Rahimaj falënderoi donatorët për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

“Mbështetja që kemi marrë deri tani ka qenë shumë e rëndësishme për shkollat tona dhe për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë këtë bashkëpunim dhe jemi të interesuar që ta vazhdojmë atë edhe në fusha të tjera, përfshirë edhe shëndetësinë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ndërsa Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi u shpreh se donacionet e deritanishme kanë qenë një ndihmesë konkrete për institucionet arsimore dhe se vazhdimi i këtij bashkëpunimi do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për shkollat dhe nxënësit.

“Çdo donacion që shkon në shkollat tona është një investim në nxënësit dhe në të ardhmen e tyre. Falënderojmë donatorët nga Austria për përkushtimin dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen”, ka thënë ai.

Shpërndaj me të tjerët