Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka publikuar bilancin javor të aktiviteteve për periudhën 11–17 shtator 2026.
Në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 1,422 gjoba për kundërvajtësit në trafik.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhe hetuar 25 aksidente, prej të cilave 15 me dëme materiale dhe 10 me të lënduar.
Po ashtu, për shkelje më të rënda, 54 ngasësve u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik, ndërsa 32 gjoba u janë shqiptuar drejtuesve të motoçikletave.
Drejtoria Rajonale u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave.
Policia paralajmëroi se do të zbatojë zero tolerancë ndaj drejtuesve të motoçikletave, trotinetëve elektrikë dhe mopedëve që bien ndesh me ligjin.
