ARSIM/Shkolla në Zhegër bëhet me perde të reja, falënderohet DKA-ja në Gjilan

Shkolla e Mesme e Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër është bërë me perde të reja në ambientet e saj mësimore, falë një donacioni të siguruar nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan.

​Vendosja e perdeve të reja do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të bukur, më funksional dhe më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.

​Me këtë rast, Drejtoria e SHFMU “Agim Ramadani” shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj të përzemërt për Drejtorin e DKA-së,  Jeton Rexhepi, si dhe për të gjithë Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e mirë në përmirësimin e kushteve të shkollës.

Shpërndaj me të tjerët