Sonte nga ora 19:00, SC Gjilani do të jetë nikoqir i liderit aktual të tabelës, FC Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit kanë një mundësi të mirë për t’i shkaktuar humbjen e parë Prishtinës, e cila ka pasur një start mjaft të mirë me 5 fitore dhe 15 pikë të tubuara, duke pasur edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Gjilani hyn në këtë përballje pas dy ndeshjeve të forta: fitores 2:0 ndaj Ballkanit dhe barazimit pa gola (0:0) në derbin lokal kundër Dritës.
Kjo përballje do të ketë edhe një ngarkesë të veçantë emocionale.
Nga taborri gjilanas është bërë e ditur se sonte do të luhet për tifozin e tyre, Arianit Robelli, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë.
Gjithashtu, tifogrupi “Skifterat” pritet të shfaqë një koreografi të veçantë në shenjë respekti dhe nderimi për Arianitin.
Aktualisht, Prishtina prin në tabelë me 15 pikë (nga 5 ndeshje të fituara), ndërsa Gjilani zë pozitën e katërt me 11 pikë të tubuara.
