ARSIM/Gjilani shpall konkurs për 33 pozita udhëheqëse në arsim, hyjnë në fuqi rregullat e reja të vlerësimit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, përmes Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, ka shpallur konkurs publik për plotësimin e 33 vendeve të punës për pozita udhëheqëse në institucionet publike edukativo-arsimore.

​Konkursi përfshin zgjedhjen e 19 drejtorëve për shkolla fillore dhe të mesme, 5 drejtorëve për institucionet parashkollore, si dhe 9 zëvendësdrejtorëve.

Risia në procedurën e vlerësimit

​Sipas rregullores së re në fuqi (QRK nr. 19/2024), vlerësimi i njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve do të bëhet përmes dy etapave kryesore:

Testi me shkrim (50% e vlerësimit të përgjithshëm): Kandidatët do të testojnë njohuritë e tyre në një testim me gjithsej 100 pikë.

Intervista me gojë (50% e vlerësimit të përgjithshëm): Kjo pjesë përbëhet nga 30% për prezantimin e konceptit të planit zhvillimor të shkollës dhe 20% nga vlerësimi i portfollos profesionale.

​Shpallja e konkursit mbështetet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin për Arsimin në Komunat e Kosovës si dhe Rregulloren e re për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të udhëheqësve dhe meqenëse rregullon procedurat e reja standarde të rekrutimit në arsimin parauniversitar.

https://gjilan.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/09/Konkurs-per-drejtor-te-institucioneve-edukativo-arsimore.pdf

Shpërndaj me të tjerët