SPORT/Dy garues, dy kampionë nga KK “AS” i Gjilanit në Kampionatin e Kosovës

Klubi i Karatesë “AS” nga Gjilani ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në Kampionatin Shtetëror të Kosovës për karate, të organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës.

​Me vetëm dy garues në përbërje, klubi gjilanas arriti efikasitet maksimal duke u rikthyer me dy tituj të kampionit shtetëror.

​Në kategoritë përkatëse, vendin e parë dhe medaljet e arta i rrëmbyen:

Erina Sherifi – Kampionia e re e Kosovës në kategorinë Kadete (-54 kg).

Dardan Jahiu – Kampion i Kosovës në kategorinë Kadet (+70 kg).

​Trajneri i KK “AS”, Alban Beqiri, ka bërë të ditur se ky sukses është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të sportistëve të rinj.

Pjesëmarrja me dy karateistë dhe shpallja e të dyve kampionë dëshmon cilësinë e lartë të përgatitjes së tyre teknike e fizike.

Shpërndaj me të tjerët