SHOQËRIA/Shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët nga familjet në nevojë

Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe uljen e temperaturave, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan ka ndërmarrë një aksion humanitar për t’u dalë në ndihmë familjeve me gjendje të rënduar ekonomike.

​Drejtoresha e këtij institucioni, Mimoza Kadriu, ka bërë të ditur se janë shpërndarë rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë, me qëllim që t’u lehtësohet përballimi i vështirësive gjatë kësaj periudhe të vitit.

​Sipas drejtoreshës Kadriu, mbështetja e familjeve në nevojë dhe kujdesi për fëmijët shndërrohen në veprime konkrete institucionale, me synim që çdo fëmijë të ketë kushtet e nevojshme për t’u rritur me dinjitet.

Ndihmat e tilla sociale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për kategoritë më të prekshme të shoqërisë.

Shpërndaj me të tjerët