GJILAN, 7 nëntor 2026 – Një tjetër sukses i rejave gjilanase shënohet në fushën e sigurisë. 22-vjeçarja Anda Jahiu nga Gjilani ka diplomuar pas një trajnimi 6-mujor në Akademinë Policore të Kosovës, duke iu bashkuar radhëve të Policisë së Kosovës.
Jahiu, e lindur më 5 dhjetor 2003, spikat për një përgatitje të lartë akademike. Ajo është absolvente në degën e Shkencave Kompjuterike në kolegjin UBT, si dhe zotëruese e gjuhës angleze dhe asaj gjermane në të gjitha nivelet.
Gjatë gjithë shkollimit të saj, nga arsimi fillor e deri te përfundimi i Gjimnazit të Shkencave të Natyrës në Gjilan, ajo njihet si nxënëse shembullore me sukses të shkëlqyer dhe sjellje të shembullt.
Përkushtimi dhe vullneti i saj për t’i shërbyer vendit e bëjnë këtë arritje një motiv krenarie jo vetëm për familjen, por për të gjithë qytetin e Gjilanit./ dita24h /
