KULTURË/Revolta artistike e Bardh Frangut

Shpaloset e vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit ferizajas, Bardh Frangut, përmes veprave të shkruara e të botuara në qarkun kohor 1989 – 2019, në fushën e poezisë, të romanit si se fushën e dramës, në veprimtarinë e tretë të edicionit të 17-të, të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Në takimin e mbajtur në hapësirat e kafiterisë PAPILLON, që ndodhet përballë bibliotetkës “Fan S. Noli” në Gjilan, kritikë e studiues letrar si, Sarë Gjergji, Ardianë Haziri, Albinë Idrizi e Afrim Demiri , konstatuan thuaja njëzëri se shkrimtari Bardh Frangu, u veçua me një gjuhë poetike, sa rebeluese, poaq artistike, duke manifestuar një revoltë origjinale krijuese përmes artit poetik karshi përditshmërisë dhe aktualitetit kosovar. duke e begatuar letërsinë tonë, jo vetëm me vepra të reja, po edhe vlera të mirëfillta letrare.

Përmes një origjinaliteti të theksuar në krijimet e veta, u tha nga referuesit, Bardh Frangu, kulltivoi dhe ngriti në një stad më të lartë, ironinë, alegorinë dhe të shprehurit artistik.

Veprat e deritashme të Bardh Frangut, si ato në poezi apo në prozë, po edhe në dramë, të cilat dhe u inskenuan e u luajtën nëpër skenat teatrore, dëshmuan përkushtimin krijues të këtij shkrimtari, si dhe pathyeshmërinë përpara përditshmërisë së vrazhdë që po e jetojmë, duke i thënë hapur, të bardhës, e bardhë dhe të zez◄s, e zezë.

Nën moderimin e poetes dhe studiueses së re, Blinerë Hajdari, nuk munguan as deklarimet letrare nga opusi letrar i këj shkrimtari, nga ana e Liridonë Mehmetit dhe Donjetë Kryeziut.

Shpërndaj me të tjerët