ARSIM/Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan vizitohet nga një ekspert i arsimit

Eksperti i njohur i arsimit, Xhavit Rexhaj, ka zhvilluar një vizitë në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku është pritur nga drejtori i këtij institucioni arsimor, Ilir Vokshi.

​Gjatë këtij takimi, drejtuesit e shkollës e njoftuan musafirin me historikun e gjimnazit, si dhe me punën, angazhimin dhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen aty.

Fokus i bashkëbisedimit ishte misioni i shkollës, rëndësia e krijimit të një mjedisi sa më të përshtatshëm për nxënësit dhe roli që ka ky institucion në formimin e brezave të rinj.

​Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për sfidat aktuale të procesit arsimor, nevojën për zhvillim të vazhdueshëm profesional të kuadrit mësimdhënës, përmirësimin e praktikave të mësimdhënies, si dhe për mënyrat se si shkolla mund t’u përgjigjet sa më mirë nevojave dhe ndryshimeve bashkëkohore.

​Nga drejtoria e shkollës është vlerësuar se takime të tilla shërbejnë si një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve e përvojave, si dhe si motivim shtesë për të vazhduar punën drejt ngritjes së cilësisë në arsim.

Shpërndaj me të tjerët