Poezia „Biletë ka përqafimin“ e Avdush Canajve është një krijim i ngrohtë lirik që e paraqet lumturinë si një udhëtim të mrekullueshëm me tren, ku bileta e vetme e hyrjes është përqafimi dhe dashuria njerëzore.
Përmes figurave të pasura dhe një gjuhe të pastër e metaforike, autori përcjell mesazhin se gëzimi dhe paqja nuk varen nga gjërat materiale, por nga ngrohtësia shpirtërore dhe kujdesi reciprok mes njerëzve.
BILETË KA PËRQFIMIN
Avdush CANAJ
Edhe ti e di si unë,
lumturia vjen
me trenin e buzëqeshjeve.
Rrugës blerimin harlis,
biletë ka përqafimin.
Nuk fishkëllen,
mirë e ke,
ai këndon me pipizanen e turtullit.
Për vonesa s’di gjë,
fluturon rrugës së rrezeve
me krahët e gëzimit.
Te stacioni i zemrave ndalet,
zbret lumturia
me shportat e haresë.
Nëse ndonjëherë
mbetët në rrugë,
dikush ka harruar
t’ia mikloj faqen ylberushës.
