LOKALE/ Kushtrim Kadriu u bën thirrje qytetarëve të Luginës: Vota për Këshillin Kombëtar dëshmon zërin dhe praninë tonë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare „Vatra“, Kushtrim Kadriu, u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës) që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

​Përmes një mesazhi publik, Kadriu ka theksuar se pjesëmarrja në këto zgjedhje është një mundësi kyçe për të shprehur vullnetin qytetar dhe për të fuqizuar përfaqësimin e shqiptarëve.

​„Të nderuar qytetarë të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), sot po mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë demokratike dhe një mundësi për të shprehur vullnetin tuaj. Vota juaj është zëri juaj. Ajo dëshmon praninë, vullnetin dhe përfaqësimin tuaj“, ka porositur Kadriu.

​Lëvizja Qytetare „Vatra“ vazhdimisht ka ngritur zërin për të drejtat dhe statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e parë procesin e sotëm zgjedhor si me rëndësi të veçantë për të ardhmen e këtij rajoni. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët