POLITIKË/Kërkohet njohja e statusit të të burgosurit politik për Thaçin, Veselin e Selimin

Kushtrim Kadriu, familjar i një ish-të burgosuri politik, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, përmes së cilës kërkon inicimin e procedurave për njohjen e statusit të të burgosurit politik për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

​Në kërkesën e tij, Kadriu thekson se ky hap mbështetet në bindjen se procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre në Dhomat e Specializedit në Hagë është i motivuar politikisht.

​”Mënyra e zhvillimit të këtij procesi ka ngritur shqetësime të shumta lidhur me drejtësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Speciale,” shkruhet ndër të tjera në kërkesën e drejtuar drejtuesve të shoqatës.

​Më tej, në kërkesë nëshohet se kontributi i ish-krerëve të UÇK-së lidhet drejtpërdrejt me luftën çlirimtare dhe shtetformimin e Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë që çështja të trajtohet me seriozitet dhe të ndërmerren hapat e nevojshëm institucionalë që janë në kompetencën e saj.

Shpërndaj me të tjerët