Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka pritur në një takim zyrtar përfaqësuesit e KFOR-it Turk.
Në qendër të këtij takimi ishte diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe mbështetjes në fushën e arsimit.
Gjatë bisedës u nënlidh rëndësia e këtij bashkëpunimi institucional, i cili synon krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe institucionet arsimore të Komunës së Gjilanit.
Me këtë rast, drejtori Rexhepi shprehu falënderimet e tij për KFOR-in Turk, duke vlerësuar lart gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për komunitetin lokal.
