Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për heqjen e taksës komunale për bizneset, si dhe faljen e të gjitha borxheve të akumuluara për këtë taksë gjatë periudhës 2000–2026.
Ky vendim synon lehtësimin e barrës financiare për bizneset dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë lokale. Përmes faljes së borxheve, komuna u jep fund detyrimeve të vjetra financiare që kanë figuruar ndër vite.
Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave konkrete për mbështetjen e bizneseve, nxitjen e investimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik të qytetit.
