DREJTËSI/Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan u takua me përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me shefin e Divizionit Civil, gjyqtarin Bekim Salihu, administratorin Shkëlqim Dushica dhe mbikëqyrësen e Sektorit për Ekzekutim, Arkivim dhe Statistika, Fikrete Destani, pritën në takim përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit.

​Fillimisht, përmbaruesit privatë e vlerësuan lart bashkëpunimin me Gjykatën Themelore në Gjilan.

Ata potencuan faktin se, ndonëse në vitet e kaluara një numër i konsiderueshëm i lëndëve përmbarimore nuk ishin trajtuar brenda një periudhe të arsyeshme kohore, falë angazhimit të vazhdueshëm të gjykatës, këto lëndë tashmë po trajtohen me efikasitet të lartë dhe brenda afateve ligjore.

​Në fokus të takimit ishte zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës, si dhe mënyrat e konkretizimit të tij në punën e përditshme me shkresat lëndore.

​Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje që lidhen me procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, komunikimin ndërmjet gjykatës dhe përmbaruesve privatë, si dhe nevoja për një koordinim më të mirë në trajtimin e çështjeve praktike që paraqiten gjatë procedurave përmbarimore.

​Në përfundim, palët u dakorduan që bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Themelore në Gjilan dhe përmbaruesve privatë të vazhdojë e të intensifikohet, me qëllim zbatimin e plotë të Memorandumit të Bashkëpunimit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe palët në procedurë.

Shpërndaj me të tjerët