RAJONALE/Gjilani ndihmon Novobërdën me një autoambulancë dhe pajisje mjekësore

Komuna e Gjilanit do t’i dhurojë Komunës së Novobërdës një autoambulancë dhe pajisje të tjera mjekësore, me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë banorët e kësaj zone.

​Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua sot nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Abdyl Gashi.

​Përmes këtij donacioni synohet të ndihmohet drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë dhe ofrimin e shpejtë të shërbimeve shëndetësore emergjente për qytetarët e Novobërdës.

​Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, vlerësoi se bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet komunave fqinje mbetet një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e mirëqenies së banorëve.

Shpërndaj me të tjerët