SPORT/Klubi i Futbollit Drita nis vendosjen e ulëseve në kompleksin e ri stërvitor

Klubi i Futbollit Drita ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt kompletimit të infrastrukturës së tij sportive.

Në shkallët e stadiumit brenda kompleksit që parashikohet të shërbejë si kamp stërvitor i klubit, ka filluar zyrtarisht rregullimi dhe vendosja e ulëseve të reja.

​Në këtë fushë janë paraparë gjithsej 1,500 ulëse për tifozët.

Drejtuesit e klubit gjilanas synojnë që nga stinori pranveror t’i zhvillojnë ndeshjet zyrtare në këtë ambient të ri, duke i ofruar skuadrës kushte moderne dhe tifozëve komoditetin e munguar.

​Përveç punimeve në tribuna, sipas planit të klubit, shumë shpejt do të nisë edhe faza tjetër kritike e projektit: shtruarja e barit natyral në fushën e lojës.

Kjo do t’i japë kompleksit pamjen përfundimtare dhe do ta bëjë atë plotësisht të gatshëm për sfidat e ardhshme të Superligës.

Shpërndaj me të tjerët