MORTORE/Ndahet nga jeta mësuesi në pension, Vaxhid Ahmeti

Ka ndërruar jetë mësuesi në pension, Vaxhid Ahmeti, i cili për shumë vite dha një kontribut të çmueshëm në procesin edukativ dhe arsimor.

​I ndjeri kujtohet si një arsimtar shumë i dashur për nxënësit, i shoqërueshëm me kolegët dhe me përkushtim të lartë në punën e tij arsimore.

​Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.

​Njoftimi i plotë i familjes:​

„Familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot, më datën 26.09.2026, ndërroi jetë më i dashuri ynë, baba, vëllai dhe mixha, Vaxhid Ahmeti.

​Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datën 26.09.2026, me faljen e namazit të Ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan.

​Për të pamën do të njoftoheni me kohë.

​Të pikëlluar, familja Ahmeti!“

Shpërndaj me të tjerët