Shoqata Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, që vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame, ka furnizuar katër familje me jetimë me nga katër metra dru për ngrohje, për t’ua lehtësuar përballimin e stinës së dimrit.
Lënda djegëse u mundësua nga një bamirës anonim, ndërsa realizimi teknik u mbështet nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës.
Shoqata “Bereqeti” dhe koordinatori i degës, Iljaz ef. Mustafa, shprehin mirënjohjen e thellë për dhuruesin dhe të gjithë ata që kontribuojnë në lehtësimin e jetës së familjeve në nevojë.
