Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten problem i pazgjidhur: Sulmohet koteci i pulave të një qytetari
Çështja e qenve endacakë po vazhdon të përbëjë shqetësim të madh për sigurinë dhe pronën e qytetarëve, duke mbetur një problem ende i pazgjidhur si në nivel komunal ashtu edhe në atë shtetëror.
Përmes një reagimi, asambleisti i Lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu, ka bërë të ditur ankesën e një qytetari, të cilit qentë endacakë i kanë sulmuar kotecin e pulave, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Kadriu ka ngritur alarmin se mungesa e masave konkrete po dëmton çdo ditë e më shumë banorët dhe pronat e tyre, ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi.
