SPORT/Klubi i Xhudos Gjilani korr sukses në “Rozhaje Open 2026”, kthehet me 7 medalje

Xhudistët e Klubit të Xhudos Gjilani janë kthyer me rezultate pozitive nga gara ndërkombëtare “Rozhaje Open 2026”, ku përfaqësuan qytetin e Gjilanit me paraqitje dinjitoze dhe shpirt garues.

​Në këtë aktivitet sportiv, xhudistët gjilanas arritën të sigurojnë gjithsej shtatë medalje.

Me medalje të argjendtë u dekorua Ylljeta Sylejmani, ndërsa medalje të bronzta fituan Isra Halimi, Agnesa Berisha, Rilind Sylejmani, Belkiza Rexha, Elisa Osmani dhe Arton Sylejmani.

​Përkushtim të lartë gjatë përballjeve treguan edhe garuesit Luan Berisha, Sumeja Ramadani dhe Stina Fejzullahu, të cilët megjithëse mbetën jashtë zonës së medaljeve, dhanë një kontribut të rëndësishëm në përfaqësimin e klubit.

​Nga Klubi i Xhudos Gjilani bëjnë të ditur se pjesëmarrja në këtë turne u realizua me vetëfinancim, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për zhvillimin e brezit të ri të sportistëve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ardhshme.

Shpërndaj me të tjerët