SPORT/Komuna e Gjilanit organizon Turneun Memorial të Shahut në nderim të Astrit Deharit

Komuna e Gjilanit, në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e Astrit Deharit, do të organizojë Turneun Memorial të Shahut “ASTRIT DEHARI”.

Ky aktivitet sportiv dhe përkujtimor do të mbledhë dashamirës dhe mjeshtër të shahut nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

​Aktiviteti do të zhvillohet më 1 nëntor 2026, me fillim nga ora 11:00, në ambientet e Hotel “Astoria” në Gjilan.

​Garat do të zhvillohen sipas sistemit zviceran me 9 raunde dhe me tempo loje prej 10 minutash + 5 sekonda shtesë për çdo lëvizje, konform rregullave zyrtare të FIDE-s për shahun rapid.

​Për pjesëmarrësit më të suksesshëm janë paraparë shpërblime të shumta financiare.

​Çmimet kryesore:

  • ​Vendi i I: 300 €
  • ​Vendi i II: 220 €
  • ​Vendi i III: 150 €
  • ​Vendi i IV: 120 €
  • ​Vendi i V: 100 €
  • ​Vendi i VI: 80 €
  • ​Vendi i VII: 50 €
  • ​Vendi i VIII: 40 €

​Përveç çmimeve kryesore, organizatori ka paraparë edhe një seri shpërblimesh speciale nga 30 € për kategori të ndryshme, si: veterani më i mirë, moshat e reja (U18, U16, U14, U12), femra më e mirë, si dhe sipas rejtingut të FIDE-s (Rtg ≤ 2000, Rtg ≤ 1800, Rtg ≤ 1600, Rtg 0–1599).

Po ashtu, çmime speciale do të ndahen edhe për shahistët më të mirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës (Bujanoci e Medvegja), Sanxhaku dhe Diaspora.

​Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje duhet të regjistrohen paraprakisht.

Afati i fundit për regjistrim është data 31 tetor 2026, përmes faqes zyrtare në Facebook të Federatës së Shahut të Kosovës.

Shpërndaj me të tjerët