ARSIM/UKZ mori pjesë në META Career University Fairs 2026 në Shkup

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mori pjesë në META Career University Fairs 2026, panairin universitar të mbajtur në Shkup, Maqedonia e Veriut, i cili bashkoi studentë të universiteteve, nxënës të shkollave të mesme publike dhe private, profesionistë të arsimit dhe këshilltarë të karrierës.

Pjesëmarrja në këtë panair i ofroi Universitetit Publik “Kadri Zeka” mundësinë të prezantojë ofertën e tij akademike, programet e studimit dhe mundësitë që ofron për studentët e ardhshëm, si dhe të komunikojë drejtpërdrejt me nxënës dhe studentë të interesuar për studime universitare.

META Career University Fairs synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe shkollave të mesme, duke krijuar mundësi për informim, orientim në karrierë dhe bashkëpunime të reja.

Në kuadër të këtij modeli bashkëpunimi, pjesëmarrja në panair ishte pikënisje për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat mund të përfshijnë prezantime, punëtori, ditë të hapura, mundësi për iniciativa të tjera në funksion të orientimit dhe zhvillimit profesional të të rinjve.

 

Shpërndaj me të tjerët