Në fshatin Zhegër kanë nisur zyrtarisht punimet për rregullimin dhe zgjerimin e rrugës bujqësore, një investim i rëndësishëm në shërbim të fermerëve dhe lehtësimit të qasjes në tokat e tyre.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Këshilli i Fshatit Zhegër:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se sot kanë filluar punimet për rregullimin dhe zgjerimin e rrugës bujqësore në Zhegër, në shërbim të fermerëve dhe nevojave të tyre.
Ky investim realizohet nga Drejtoria për Bujqësi e Pylltari – Gjilan, ndërsa punëkryes është “Zuka-Kompani”.
Projekt parashikon rregullimin e rrugës në zonën bujqësore të Zhegrës, si dhe hapjen e kanalit për trajtimin dhe largimin e ujërave atmosferike. Zgjerimi i kësaj traseje rrugore po bëhet në përputhje me pikat kadastrale, me qëllim të përmirësimit të qasjes në tokat bujqësore dhe lehtësimit të punës së fermerëve.
Me respekt,
Qahil Halili
Kryetar i Këshillit të Fshatit Zhegër
