Vetëdijesimi për kancerin e gjirit nis me edukimin dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të të rinjve. Në këtë kuadër, Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Asllan Elezi” në Gjilan ka organizuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese, me fokus të veçantë te rëndësia e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.
Aktiviteti solli një gërshtim mjaft të veçantë mes prezantimit profesional të nxënësve dhe kreativitetit e përkushtimit të psikologes së shkollës, Vjollca Zymberi, çka e bëri këtë ngjarje domethënëse dhe mjaft të mrekullueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Përmes nismave të tilla edukative, synohet ndërtimi i një kulture të qëndrueshme të kujdesit për shëndetin në shoqëri, ku informimi i saktë, kontrollet e rregullta mjekësore dhe zbulimi i hershëm janë hapat kryesorë që mund të shpëtojnë jetë.
Organizimi u mirëprit me përgëzime të shumta për nxënësit, psikologen Vjollca Zymberi dhe të gjithë stafin arsimor të shkollës “Asllan Elezi” për kontributin e tyre të vlefshëm në ngritjen e vetëdijes qytetare.
Mesazhi kryesor i këtij aktiviteti mbetet i qartë dhe i prerë: Kontrollohu për veten, për jetën! / dita24h /
