Më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, policia në Gjilan ka pranuar informacion për dy trupa të pajetë në një shtëpi në fshatin Demiraj, bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore të lindur më 1999 dhe një foshnjë.
Njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Njoftimin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
