NËNTORI NË LUGINË/ Monumenti “PRESHEVA” me pamje të re historike

Në prag të festave të Nëntorit, monumenti me emrin e qytetit të Preshevës ka marrë një pamje krejtësisht të re dhe domethënëse, duke nderuar figurat më të shquara të historisë kombëtare shqiptare nën moton “NëntorLugine”.

​Siç njofton mediumi lokal i Luginës, Spektri, secila shkronjë e monumentit është zbukuruar me portretet e heroit dhe veprimtarëve që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë:

P – Gjergj Kastrioti Skënderbeu

​R – Abdyl Frashëri

E – Ismail Qemali

S – Idriz Seferi

H – Hasan Prishtina

E – Parashqevi QiriaziA – Ibrahim Kelmendi

​Në vend të shkronjës V, monumentit i është vendosur një zemër e kuqe me shqiponjën dykrenare dhe mbishkrimin “Nëntor Lugine”, duke i dhënë këtij simboli të qytetit një frymë të fuqishme festive dhe kombëtare.

​Kjo pamje e re vizuale ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve, duke transformuar hapësirën publike në një udhëtim simbolik nëpër historinë shqiptare gjatë muajit të festave kombëtare.

Shpërndaj me të tjerët