LOKALE/Përfundon me sukses projekti për mbjelljen e drunjve dekorativë në Miresh

Ka përfunduar me sukses projekti ambiental për mbjelljen e drunjve dekorativë në fshat, me ç’rast janë mbjellë gjithsej 63 fidanë të rinj.

Kjo iniciativë synon përmirësimin e pamjes së fshatit dhe rritjen e hapësirave të gjelbra në shërbim të të gjithë banorëve.

​Në kuadër të këtij projekti janë mbjellë 57 drunj të llojit “Lejland” dhe 6 drunj të llojit “Kumbulla Japoneze”.

Fidanët janë siguruar nga fidanishtja “Diarti”, ku në çmimin e blerjes ka qenë i përfshirë edhe shërbimi i mbjelljes së tyre.

Çmimi për njësi ishte 9 euro për llojin “Lejland” dhe 15 euro për “Kumbullën Japoneze”, ndërsa kostoja totale e të gjithë projektit kap shumën prej 600 eurove.

​Realizimi i këtij projekti u bë i mundur falë mbështetjes financiare dhe vullnetit të mirë të bashkatdhetarëve e banorëve që kontribuuan financiarisht për mbulimin e të gjitha shpenzimeve.

Shprehim një falënderim të veçantë për të gjithë donatorët që ndihmuan në jetësimin e kësaj iniciative me rëndësi për komunitetin tonë.

Shpërndaj me të tjerët