Ngjarjet e rënda dhe tragjeditë e njëpasnjëshme që kanë prekur Gjilanin kohët e fundit kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Mjekja specialistike e ORL-së në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Arijeta Shaqiri Rahimi, ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me situatën shoqërore dhe nevojën emergjente për ndërgjegjësim.
Përmes një reagimi publik, doktoresha ka theksuar se përballja me raste të dhunës dhe humbjes së vlerave njerëzore kërkon reflektim të menjëhershëm institucional dhe shoqëror.
Për këtë arsye, ajo ka kërkuar hapjen e një debati serioz për përfshirjen e edukimit fetar dhe moral në sistemin arsimor.
Sipas saj, brezat e rinj kanë nevojë jo vetëm për dije akademike, por edhe për formim etik, respekt, mëshirë, tolerancë dhe përgjegjësi ndaj jetës.
Ajo ka nëvizuar se edukimi fetar i zhvilluar në mënyrë objektive e gjithëpërfshirëse është një prej kontribuesve kryesorë në formimin e vlerave njerëzore, duke bërë thirrje që të veprohet pa pritur tragjedi të tjera.
