ARSIM/Nina Kqiku shpallet laureate në garën prestigjioze të pianos në Vjenë

Sukses i jashtëzakonshëm i nxënëses nga Gjilani, Nina Kqiku shpallet laureate në garën prestigjioze të pianos në Vjenë

​Nxënësja e Shkollës së Muzikës në Gjilan, Nina Kqiku, nga klasa e pianos e profesoreshës Hajrije Bislimi, ka shënuar një arritje të madhe në skenën ndërkombëtare, duke u shpallur Laureate në garën prestigjioze “Balkan International Piano Competition – Vienna 2026”.

​Me këtë çmim të rëndësishëm, ajo i ka sjellë Gjilanit dhe Kosovës një tjetër sukses të merituar artistik, duke dëshmuar nivel të lartë të interpretimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

​Lidhur me këtë arritje, profesoresha e saj, Hajrije Bislimi, është shprehur e lumtur dhe krenare për rezultatin e nxënëses së saj. “Ky vlerësim është dëshmi e talentit, përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe nivelit të lartë artistik të Ninës. Urime, Nina! Të priftë e mbara gjithmonë, me suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin tënd artistik”, ka thënë profesoresha Bislimi.

​Ndryshe, Nina Kqiku është gjithashtu nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së nëntë në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët