Mesfushori i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, ka vizituar bashkëlojtarët e tij në Bansko të Bullgarisë, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore para sezonit të ri.
Vizita e tij është pritur me entuziazëm dhe shihet si një shtysë motivuese për bardhëkuqtë, të cilët janë duke u stërvitur në kushte optimale në këtë qendër të njohur rekreative-sportive.
Bilalli ishte lënduar pak para përfundimit të kampionatit të kaluar, por rikuperimi i tij ka ecur me sukses dhe tashmë duket pranë rikthimit në fushë. Ai pritet t’i bashkohet grupit së shpejti, për t’u rikthyer në mesin e titullarëve nën urdhrat e trajnerit.