SIGURI/Bashkëpunim ndërinstitucional në Gjilan për rritjen e gatishmërisë në raste emergjente

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) në Gjilan, Emin Emini, me fokus koordinimin e veprimeve për menaxhimin e situatave emergjente.

​Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy institucioneve në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, si dhe u shqyrtuan mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Q0ëllimi i këtij koordinimi është rritja e gatishmërisë institucionale dhe sigurimi i një reagimi sa më të shpejtë dhe efikas gjatë emergjencave.

​Përfaqësuesit e të dyja palëve theksuan se komunikimi i vazhdueshëm dhe veprimet e koordinuara janë kyçe për parandalimin dhe menaxhimin e suksesshëm të rreziqeve në terren, veçanërisht në rastet kur ndërhyrjet kërkojnë siguri në rrjetin elektrik.

​Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bë e ditur se bashkëpunimi me institucionet relevante do të vazhdojë edhe më tej, me synim garantimin e sigurisë, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pasurisë dhe infrastrukturës publike në rast të fatkeqësive natyrore apo emergjencave të tjera.

Shpërndaj me të tjerët