Flaka Haziri ka shpallur kandidaturën për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ajo vjen si përfaqësuese e një gjenerate të re, e cila beson se ndryshimi fillon nga përfshirja dhe përkushtimi.
“Ky hap nuk është thjesht ambicie personale, por rrugëtim i nisur nga një frymëzim i madh, babai im, Sokol Haziri, i cili për vite i qëndroi besnik Aleancës dhe më mësoi se angazhimi për qytetin është nder”, ka shkruar Flaka në njoftimin e saj.
Me përgatitje profesionale si ekonomiste dhe me një vullnet të qartë për të qenë zë i qytetarëve, Flaka thotë se synon të përfaqësojë me dinjitet, t’i dëgjojë njerëzit dhe të kontribuojë në zhvillimin e qytetit.
“Jam e vetëdijshme që rruga nuk është e lehtë, por me mbështetjen tuaj gjithçka është e mundur”, ka përfunduar ajo.