Federata e Badmintonit e Kosovës ka dhuruar sot një donacion me pajisje sportive për Shkollën e Mesme të Arteve Pamore „Adem Kastrati“ në Gjilan, me qëllim të promovimit dhe masivizimit të këtij sporti te të rinjtë.
Pajisjet u dorëzuan personalisht nga kryetari i federatës, Lulzim Haziri. Përmes këtij mbështetjeje, nxënësve të artit do t’u mundësohet që gjatë orëve të edukatës fizike të njihen nga afër me rregullat dhe përfitimet shëndetësore e fizike që sjell ky sport dinamik.
Gjatë ceremonisë së pranimit, drejtori i shkollës, Roland Masorica, së bashku me profesoreshën e edukatës fizike, Arta Haziri, shprehën mirënjohjen e tyre të thellë.
Ata falënderuan kryetarin Haziri për këtë mbështetje të rëndësishme, e cila pasuron aktivitetet sportive të shkollës dhe motivon nxënësit drejt një jete më aktive.
