KOMBËTARE/Nga Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, drejtësi për çlirimtarët!

​Në Zonën e 7-të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ZONA OPERATIVE E KARADAKUT), pikërisht te Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, mbrëmë u ndez fuqishëm zjarri i lirisë.

Nga ky vend me peshë të madhe historike e kombëtare, u ngrit zëri njëzëri në mbrojtje të çlirimtarëve të Kosovës kundër Serbisë pushtuese.

​Aty ku prehen Dëshmorët e Kombit, ata që dhanë mundin dhe rënien më sublime për lirinë e Atdheut, u dërgua një mesazh i qartë drejtuar Evropës: Kosovës dhe luftëtarëve të saj u duhet drejtësi!

​Pjesëmarrësit rikujtuan se UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet përherë krenaria e vetme e Kombit.

Lufta e saj nuk ishte thjesht një përplasje ushtarake, por një luftë e drejtë, çlirimtare dhe e domosdoshme për çlirimin përfundimtar dhe Pavarësinë e Kosovës nga okupimi shekullor serb.

Shpërndaj me të tjerët