Aksident trafiku me fatalitet në fshatin Lladovë, Komuna e Gjilanit

 

Më 14.08.2025, në fshatin Lladovë të Komunës së Gjilanit, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime trupore, ku dyshohet se një automjet ka goditur një këmbësor, 43-vjeçar, shtetas i Kosovës.

Pavarësisht intervenimit të shpejtë dhe kujdesit mjekësor, sot më 15.08.2025 në orët e mëngjesit, kemi marrë informatën se këmbësori ka ndërruar jetë në QKUK, përkundër përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Njësitet rajonale të trafikut në Gjilan po udhëheqin hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Shpërndaj me të tjerët