Takimi mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska nuk ishte thjesht një ballafaqim politik, por edhe një skenë e ngarkuar me simbolika të forta.
Në pistën e bazës ushtarake Elmendorf-Richardson, përballë njëra-tjetrës qëndronin dy ikona të fuqisë shtetërore: Aurus-i rus, krenaria e industrisë automobilistike të Kremlinit, dhe “The Beast”, limuzina presidenciale amerikane e famshme për sigurinë dhe imponimin e saj.
Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zgjedhja e vetë Putinit. Duke lënë mënjanë prodhimin rus, ai u fut në “bishën” amerikane të Trump – një gjest që u interpretua si një mesazh i heshtur, por i fuqishëm.
Pamja e liderit rus duke hyrë në limuzinën amerikane u pa nga analistët si një simbol që flet më shumë se mijëra fjalë: fuqia, prestigji dhe pesha politike që mbart ky takim historik.