SHO​WBIZ/”Hotel Gallery” mikpret natën finale të “Miss Freedom of the World 2026”

Ambientet e “Hotel Gallery” në Kllokot janë bërë mikpritëse të natës finale të spektaklit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Freedom of the World 2026”, ku morën pjesë rreth 23 vajza nga vende të ndryshme të botës.

​Kjo mbrëmje e veçantë solli në një skenë të vetme një gërshetim të bukurisë, kulturës dhe traditave nga shtete të ndryshme, duke u shndërruar në një ngjarje me përmasa ndërkombëtare për rajonin.

​Drejtuesit e kompleksit shprehën kënaqësinë që patën mundësinë të mirëpresin këtë organizim prestiGJioz.

Pjesëmarrëset dhe organizatorët mbetën të mahnitur me kushtet moderne, mikpritjen dhe shërbimet e nivelit të lartë që ofroi “Hotel Gallery” gjatë gjithë kësaj ngjarjeje.

Shpërndaj me të tjerët