Mësimdhënësit kandidat për zgjedhje në Gjilan duhet të lënë punën para fushatës

 

Punonjësit e institucioneve arsimore në Gjilan që garojnë për këshilltarë komunal në zgjedhjet e 12 tetorit, do të detyrohen të pezullojnë punën e tyre një javë para nisjes së fushatës.

Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë të ditur se të gjithë zyrtarët publikë nga arsimi, që janë pjesë e listave zgjedhore, duhet të ndërpresin marrëdhënien e punës (pa pagesë) nga data 5 shtator 2025 deri më 17 tetor 2025.

Ky vendim, i bazuar në rregullat e KQZ-së, pritet të prekë kandidatët mësimdhënës dhe punonjës të arsimit në komunën e Gjilanit. Megjithatë, këtë herë numri i tyre është i theksuar, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kur mësimdhënësit kishin një prezencë më të kufizuar në listat e partive politike.

 

 

Shpërndaj me të tjerët