Demir Krasniqi, zëri, violina dhe shpirt i Gollakut

 

Në 4-vjetorin e vdekjes së tij, rapsodi dhe tekstshkruesi Hetem Matoshi e kujton me mall Demir Krasniqin:
“Demir ishte jo vetëm zëri i Gollakut, por edhe shpirt i tij; çdo tingull i violinës dhe çdo këngë që këndoi është një pjesë e përjetshme e kulturës sonë.”

Demir Krasniqi ishte këngëtar, kantautor, profesor, gazetar, mbledhës folklori dhe violinist i jashtëzakonshëm. Ai solli në jetë mijëra këngë popullore dhe krijime autoriale, duke ruajtur dhe rilindur traditën e Gollakut. Përmes zërit dhe violinës së tij, ai lidhi breza, ruajti historinë dhe kulturën e vendit dhe frymëzoi dashurinë për artin.

Si profesor, ai edukoi dhe frymëzoi brezat e rinj; si mbledhës folklori, udhëtoi çdo cep të vendit për të ruajtur këngët dhe rrëfimet që rrezikonin të harroheshin. Trashëgimia e tij muzikore vazhdon të kumbojë në radio, oda dhe çdo skenë ku këndohet kënga shqiptare.

Demir Krasniqi nuk ishte vetëm artist, ai ishte vetë muzika, dashuria për atdheun dhe kultura jonë.

 

Shpërndaj me të tjerët